(E plotësuar 17:30) - Kadri Veseli, nën përcjelljen e shumë veturave të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, është larguar nga shtëpia e tij në Bair të Mitrovicë.
Nga pamjet shihen vetura të shumta të policisë së EULEX që e përcjellin Veselin nga shtëpia.
Kadri Veseli ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij në Mitrovicë për vizitë familjes pas vdekjes së babait të tij të mërkurën.
Pamjet në vazhdim:
Specialja e konfirmon: Kadri Veseli ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait, publikohen pamjet
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë konfirmuar ekzkluzivisht se Kadri Veseli është lejuar që të vijë në Kosovë për të pamen e babait të tij.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Media ka raportuar më herët se afër shtëpisë së familjes së Kadri Veselit janë shumë vetura të EULEX-it të cilat këtë të fundit e ruajnë dhe e sigurojnë vazhdimisht gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ku ka ardhur me leje të veçantë.
Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë e varrimit nuk ishte i pranishëm djali i tij i vogël [Kadri Veseli]. Ky i fundit iu kishte thënë familjarëve që ceremonia të vazhdojë edhe pa praninë e tij.
Ish-kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës kishte ardhur në Kosovë edhe në muajin maj, me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për ta vizituar babain e tij, atëherë në gjendje të rënduar shëndetësore, që ishte i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës.
Kadri Veseli arrin në Kosovë, publikohen pamjet
Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur në Kosovë për të marr pjesë në të pamën e babait të tij që ndërroi jetë gjatë kësaj jave.
Fillimisht Kadri Veseli shkoi tek vendi ku është varrosur babai i tij.
Media ka arritur të siguroj pamje nga momenti kur veturat e Eulexit shkojnë bashkë me Veselin tek varri i babait të tij.
Veseli është duke u mbajtur në Gjykatën Speciale si i akuzuar për krime lufte.