Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Patën një takim në Forumin e Dubrovnikut me Përfaqësuesin Special të BE-së, Mirsolav Lajçak. Ne diskutuam për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias në rrjetin social Twitter.
Kujtojmë se gjatë ditës, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është takuar edhe me zëvendës-ndihmësin e sekretarit e shtetit Matthew Palmer.
Dendias ka shkruar se BE dhe SHBA kanë koordinim të ngushtë për perspektivën evropiane të Ballkanit.