Kadri Veseli ka arritur sot në Kosovë. Tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Fazli Veselit, ish-kreu i PDK-së arriti në Mitrovicë me leje të Speciales.
Ai fillimisht vizitoi varrin e babait të ndjerë, ndërsa më pastaj është drejtuar për në shtëpi, ku po mbahet e pamja për babanë.
Në një video të siguruar nga “Jepi zë”, shihet momenti kur Veseli arriti në Mitrovicë, i ‘blinduar’ nga forcat e EULEX-it dhe po dërgohej në shtëpi.
Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë ai në Kosovë.
Për ta parë videon klikoni këtu.