Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.
Ndaj deklaratës ka reaguar edhe Melihate Tërmkolli. Ajo ka thënë se çfarë ka deklaruar ministrja është në dëm të initeresave të Kosovës.
“As Serbia madje e as Evropa nuk po flasin kundër Kosovës më keq se Ministrja jonë”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.
Postimi në Facebook:
Donika, Ministrja e Jashtme e Kosovës, për aq sa është në këtë post, definitivisht është e padijshme për postin që mbanë, euforike dhe mbi të gjitha në dëm të interesave të Kosovës! As Serbia madje e as Evropa nuk po flasin kundër Kosovës më keq se Ministrja jonë! Keq, shumë keq!
#MT