Nga gjuajtja me armë zjarri, një person ka vdekur, tjetri është plagosur, i dyshuari në arrati.
Një natë më parë, gjendja në këtë rrugë nuk ishte kaq qetë.
Këtu në rrugën Evlia Qelebia ndodhi një gjuajtje me armë zjarri.
Si pasojë e përleshjes dy vëllezër që ishin të përfshirë në këtë ngjarje morën lëndime.
Për njërin nga ta lëndimet ishin të papërballueshme.
Media provoi gjatë ditës qëndroi te familja e viktimës, por të njëjtit nuk pranuan të flasin për rastin.
Ata kërkuan që mos të filmohet as hapësira ku dashamirët shkonin për ngushëllime.
Para kësaj, ndihmën e parë i ndjeri mori ne Emergjencën e Mitrovicës.
Në këtë institucion shëndetësor i thanë televizionit se ai kishte ardhur pa shenja jete derisa ishte nisur për në Prishtinë.
E në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, trajtim mjekësor po merr vëllai i viktimës i cili mbeti i plagosur nga ky rast.
Për rastin ende nuk ka asnjë të arrestuar, megjithatë duket se Policia e Kosovës ka identifikuar dikë si të dyshuar.
49-vjeçari pasditen e së shtunës u varros në Shipol.
E rastet e vrasjeve dhe gjuajtjeve me arme qytetaret e Mitrovicës thonë se janë shtuar, dhe kane përhapur panik tek ta.
Njëri nga ta jep edhe arsyeje se pse po ndodhin këto raste.
Kronikën e gjeni nga minuta 4:30.