“T’i largojmë përgjithmonë nga ...”, dënimin me burg të kujt po e kërkon Kurti?

Aktuale

“T’i largojmë përgjithmonë nga ...”, dënimin me burg të kujt po e kërkon Kurti?

Nga: A.Zh Më: 11 korrik 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t‘i bëjë publikë emrat e abuzuesve me subvencionet e bujqësisë.

Ai ka thënë se ata duhet të dënohen me shumë vite burgim dhe paratë e vjedhura t’i kthejnë prapa, përcjell Bota sot.

Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës që në zgjedhjet e ardhshme, t’i largojnë përgjithmonë politikanët që e kanë plaçkitur popullin.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Abuzimi me subvencione të bujqësisë, plaçkitje e parasë publike me përmasa të papara!

Sipas Ministrit të Bujqësisë Faton Peci, çdo vit janë abuzuar 20 milionë euro për subvencione bujqësore nga buxheti shtetëror.

Qeveria duhet të bëjë publik të gjithë emrat e këtyre abuzuesve dhe ti ndëshkojë me të gjithë forcën e ligjit duke i dënuar me shumë vite burg dhe duke ju kërkuar kthimin mbrapsht të parave të vjedhura.

I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës, që në zgjedhjet e ardhshme ti largoni njëherë e përgjithmonë të gjithë këta politikanë të cilët për dy dekada e zhvatën dhe e plaçkitën popullin e vet!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat