Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë në Slloveni.
Para disa dite, Ilirijan Bytyqi (19 vjeç) ka ndërruar jetë gjatë një aksidentit në vendin e tij të punës.
Ndërkaq, të shtunën Nazif Saramati (34 vjeç) ka ndërruar jetë gjatë një aksidentit, kështu ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Slloveni.
Gjithashtu, Ambasada e Kosovës në Slloveni i ka ngushëlluar familjet Bytyqi e Saramati.
Më tej, Ambasada ka njoftuar se është duke u përkujdesur për procedurat përkatëse.
Telegram ngushëllimi
Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë!
Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndërroi jetë mbrëmë në një aksident.
Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.
Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës