Jahjaga në 26-vjetorin Srebrenicës: Dhimbja është e njejtë dhe plagët ende janë të hapura

Aktuale

Jahjaga në 26-vjetorin Srebrenicës: Dhimbja është e njejtë dhe plagët ende janë të hapura

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:37
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka kujtuar masakrën e Srebrenicës.

Në 26-vjetorin e masakrës së kryer në Srebrenicë, Jahjaga thotë se dhembja është e njëjtë dhe plagët janë ende të hapura.

“Dhembja është e njejtë, plagët ende të hapura, dhe vaji i nënave këmbues! Njëzet e gjashtë vite pas Masakrës së Srebrenicës- krimit më të tmerrshëm që njeh historia e njerëzimit që pas Luftës së Dytë Botërore- bashkëndjejmë me familjarët e mbi 8,000 djemve e burrave që u vranë barbarisht nga ushtria serbe.

Srebrenica është dhembja e vuajtja jonë, por edhe mësimi më i madh që mund të nxjerrim për të mos lejuar që një krim i tillë të përsëritet kurrë më”, ka shkruar Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat