Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka përkujtuar Masakrën e Srebrenicës.
Haradinaj ka thënë se 26 vjet më parë, rreth 8372 boshnjakë u vranë mizorisht në Srebrenicë nga aparatura fashiste e serbëve.
Ai tha se gjenocidi në Srebrenicë është histori e cila nuk duhet përsëritur kurrë.
Më tëj Haradinaj theksoi se është fatkeqësi që edhe pas dy dekadash, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre më Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Sot 26 vjet më parë, rreth 8372 boshnjakë u vranë mizorisht në Srebrenicë nga aparatura fashiste e shtetit serb. Gjenocidi në Srebrenicë, është historia që nuk duhet të përsëritet kurrë!
Është fatkeqësi që edhe pas dy dekadave, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.
#NeverForget