Sot në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë, si pasojë e Koronavirusit.
Janë regjistruar 12 raste të reja pozitive, ndërsa 13 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 133.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në Këtë ink.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!