Alarmi për Kosovën dhe rajonin: Kjo është ideja e frikshme që po e përgatit Vuçiqi – përmendet pushtimi i ri serb

Aktuale

Alarmi për Kosovën dhe rajonin: Kjo është ideja e frikshme që po e përgatit Vuçiqi – përmendet pushtimi i ri serb

Nga: N. H Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:10
Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Anëtari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka alarmuar përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, se Serbia është duke përgatitur një ide për të larguar ndikimin NATO-s dhe BE-së nga rajoni.

Madje, ai turp e quan se si Shqipëria si i vetmi vend në Ballkan (përveç Serbisë) që nuk ka dënuar genocidin serb në Srebrenicë.

“BeogradoMania është tashme instaluar si linjë zyrtare e politikës së jashtme e Tiranës zyrtare në rajon. Kjo qasje përveçse izolon ndërkombëtarisht Kosovën, i shkakton një dem të pallogaritshëm përpjekjeve panshqiptare për rregullimin e zgjidhjen e çështjeve shqiptare në Ballkan”, shkruan mes tjerash ai.

Kurse, gjithashtu paralajmëron se “Ballkani ballkanasve” është slogani më i preferuar i Vuqiçit sot, e që e konsideron se përveç një “pushtimi” serb të rajonit, ky skenar është strategjia inteligjente për të nxjerrë nga Ballkani ndikimin e NATO-s dhe BE-së.

Ja shkrimi i tij:

Image
Kreshnik Çollaku

“Ballkani, ballkanasve” një ide serbe për të larguar ndikimin NATO dhe BE nga rajoni.

Për turp.., Shqipëria i vetmi vend në Ballkan (përveç Serbisë) që nuk ka dënuar genocidin serb në Srebrenicë.

BeogradoMania është tashme instaluar si linjë zyrtare e politikës së jashtme e Tiranës zyrtare në rajon.

Kjo qasje përveçse izolon ndërkombëtarisht Kosovën, i shkakton një dem të pallogaritshëm përpjekjeve panshqiptare për rregullimin e zgjidhjen e çështjeve shqiptare në Ballkan.

Ortakëria e Tiranës zyrtare me Beogradin drejt Minishengenit (Zonës së NoviSadit), përveçse cenon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, përveçse e kthen Shqipërinë në kushtet e 1947 (de facto) një republikë të shtatë të Jugosllavisë, përveçse instalon përfundimisht hegjemoninë serbe në Ballkan…, rrezikon thellësisht tendencën euroatlantike të rajonit.

Premtimi për paqe e integrim në Ballkan përmes rolit kujdestar të Serbisë, është ide destruktive dhe madje Miope edhe kur artikulohet nga mercenare të brendshëm apo diplomate të huaj.

“Ballkani ballkanasve” slogani më i preferuar i Vuqiç sot, përveç një “pushtimi” serb të rajonit është strategjia inteligjente për të nxjerrë nga Ballkani ndikimin e NATO-s dhe BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat