Jahjaga për Srebrenicën: Dhimbje e vuajtje

Aktuale

Jahjaga për Srebrenicën: Dhimbje e vuajtje

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 23:05
Atifete Jahjaga

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës ka thënë se bashkëndien me familjarët e viktimave.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Srebrenica është dhimbje  dhe vuajtje.

“Dhembja është e njejtë, plagët ende të hapura, dhe vaji i nënave këmbues!  Njëzet e gjashtë vite pas Masakrës së Srebrenicës- krimit më të tmerrshëm që njeh historia e njerëzimit që pas Luftës së Dytë Botërore- bashkëndjejmë me familjarët e mbi 8,000 djemve e burrave që u vranë barbarisht nga ushtria serbe”, ka shkruar Jahjaga.

“Srebrenica është dhembja e vuajtja jonë, por edhe mësimi më i madh që mund të nxjerrim për të mos lejuar që një krim i tillë të përsëritet kurrë më!”, ka thënë Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat