Ngjarjet e datës 12 Korrik 2021
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit takohet në mënyrë virtuale me Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 10:00)
- Me rastine Ditës Botërore të Popullsisë, UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën "Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigjja: Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjeve, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qendron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve". (Hotel Sirius, ora 11:00)
- GIZ Shqipëria, organizon një konferencë për media ku do te prezantoj Festivalin e aventures dhe muzikës “South Outdoor”, që rikthehet në Borsh, Himare nga data 3-6 shtator 2021. (Pranë ambientëve të Four Points by Sheraton në Prishtinë, ora 11:00)
- Komiteti Olimpik prezanton uniformën e ekipit olimpik të Kosovës për lojërat olimpike Tokio 2020. (Hotel Sirius, ora 16:00)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio. (Amfiteatri i Parkut Gërmia, ora 20:00 - mediat duhet të jenë të pranishme në Amfiteatrin e Parkut Gërmia, ora 19:30)