Skandalet e korrupsionit, Simmons: EULEX-i dhe BE-ja më janë kundërpërgjigjur me sulme personale

Aktuale

Skandalet e korrupsionit, Simmons: EULEX-i dhe BE-ja më janë kundërpërgjigjur me sulme personale

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:08
Malcolm Simmons

Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, ka thënë që që EULEX-i dhe BE-ja i janë përgjigjur atij me sulme personale ndaj pretendimeve të tij lidhur me skandalet për korrupsion.

“EULEX-i dhe BE-ja asnjëherë nuk i kanë mohuar akuzat që i kam bërë për korrupsion ndaj tyre, por më janë kundërpërgjigjur duke bërë sulme personale ndaj meje”, ka thënë ai.

Ai përmes një video-lidhjeje është duke raportuar para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me pretendimet për skandalet e EULEX-it në Kosovë, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX pati dhënë dorëheqje nga ky institucion, duke akuzuar këtë mision dhe BE-në për korrupsion.

Simmons pati deklaruar se EULEX-i dëshironte ta rrëzonte një pjesë të klasës politike të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat