Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons është duke dëshmuar në Kuvendin e Kosovës për dështimin e këtij misioni në Kosovë.
Ai po dëshmon për dështimin e misionit të EULEX dhe rastet kur “patjetër është dashur të dënohen krerët e UÇK” dhe “peshqit e mëdhej”.
Pas këtyre deklaratave kanë filluar reagimet në Kosovë.
Edhe Faton Klinakut nga OVL-UÇK ka reaguar, i cili ka bërë edhe një thirrje publike.
Ai përmes një postimi në facebook, thotë se Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kishte bërë thirrje që mos të njihjet autoriteti i këtij misioni në Kosovë.
Reagimi i plotë:
Pas analizës së arrestimeve të bashkëluftëtarëve nga ana e misionit të EULEX-it, keqtrajtimit të tyre dhe shkeljen e të gjitha procedurave paraprake ligjore, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut dhe shumë skandaleve të tjera që po i tregon edhe ish-kryegjykatësi i EULEX-it Malcolm Simmons, Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që më 7 maj 2011 kishte bërë thirrje që të mos njihet autoriteti i këtij misioni në Kosovë.