Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç deklaroi sot se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është gjëja më e rëndësishme sepse garanton siguri për serbët në Kosovë, por edhe përbën parakusht për siguri dhe prosperitet ë regjionit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Brnabiç shtoi se për fat të keq është e pamundur të bisedohet me Kurtin, sepse gjatë bisedës sillet sikur nuk sheh qëllimin e dialogut.
"Është situatë e rëndë për të gjithë regjionin dhe kjo po shihet, kur më shumë se një vit nuk ka asnjë marrëveshje regjionale” tha ajo.
Beogradi sipas Brnabiç insiston në përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit dhe çështje bazë për vazhdimin e dialogut është formimi i asociacionit.
Ajo u shpreh se Beogradi është i gatshëm të diskutojë edhe çështje tera si të pagjeturit, çështjet energjetike, kthimin, problemet lidhur me incidentet etj..
"Por, çështje e parë primare është asociacioni i komunave, sepse nëse nuk fromohet, kjo është ikje nga përmbushja e marrëveshjes së Brukselit që është marrëveshja e parë për normalizim. Si mund të pritet biseda për marrëveshje tjera, nëse nuk flitet për të parën, nuk besoj se dikush do kthimin në vitin 2012” tha Brnabiç.