Sabit Geci rrëfen detaje të padëgjuara më parë, ja pse hetuesit e EULEX-it i ofruan çantë me para

Aktuale

Sabit Geci rrëfen detaje të padëgjuara më parë, ja pse hetuesit e EULEX-it i ofruan çantë me para

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 22:05
Sabit Geci

Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci ka rrëfyer për përjetimet e tij me hetuesit e EULEX-it.

Ai në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se është shantazhuar nga hetuesit e EULEX-it në shumë mënyrë për të dëshmuar kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para. Më kanë thënë preke hartën ku po dëshiron me jetua. Ju kam thënë e dua vetëm Dubravën (burgun), asnjë vend tjetër”, tha ai.

Geci thotë se ai është ftuar për t’u bërë dëshmitarë kundër Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut e disa të tjerëve.

“Më kanë thënë që është në dorën time nëse dua të largohem nga burgu, por paraprakisht është dashur te bashkëpunoj me ta”.

Geci thotë se ka pasur pjesëtarë të EULEX-it që kanë pësuar për shkak se nuk kanë dashur ta dënojnë atë pa fakte.

“Një gjykatës është kthyer në Britani vetëm pse nuk ka dashur të më dënojë mua”, deklaroi Sabit Geci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat