VOA: Sportistët e Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Aktuale

VOA: Sportistët e Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 00:07
Majlinda Kelmendi dhe Vjosa Osmani

Të hënën në mbrëmje, presidentja Vjosa Osmani u dorëzoi flamurin sportistëve të Kosovës që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Kosova pritet të përfaqësohet nga 11 sportistë të cilët do të garojnë në xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive.

Përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës shpresojnë që sportistët e Kosovës të marrin edhe medalje, për të përsëritur suksesin e olimpiadës së kaluar të mbajtur në Rio de Janeiro, ku sportistja, Majlinda Kelmendi, kishte fituar medaljen e artë në xhudo për femra që ishte edhe medalja e parë olimpike për Kosovën.

Pamjet i gjeni në vazhdim:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat