Transparenca e Qeverisë Kurti për dialogun, analisti Nexhmedin Spahiu ka disa fjalë

Aktuale

Transparenca e Qeverisë Kurti për dialogun, analisti Nexhmedin Spahiu ka disa fjalë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 00:11
Analisti politik Nexhmedin Spahiu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, po thotë se në disa raste nga dialogu detajet e dala në publik, nuk janë edhe të dobishme për vendin.

Ndërsa komentoi transparencën e Qeverisë Kurti për çështjen e negociatave, u shpreh se dialogu ka karakter ndërkombëtar, dhe është e drejtë që të raportohet në Kuvend për ecuritë e çështjes.

”Ndonjëherë detajet e dala në publik nuk janë edhe aq të dobishme për vendin, për të përcaktuar çmimin e asaj çka ne ofrojmë për të marrë njohjen”.

”Ajo çfarë shihet është se ne nuk po ofrojmë asnjë gjë deri më tani dhe presidenti Vuçiq nuk ka vu një çmim zyrtar për njohje”.

”Është në rregull që në parlament të raportohet në vija kryesore të asaj se çfarë dhe deri ku ka shkuar dialogu. Dialogu me Serbinë ka karakter ndërkombëtar”.

Sipas tij nuk është për t’u përshëndetur që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk ka marrë një epilog tash e një dekadë.

”Nuk më pëlqen fakti që dialogu me Serbinë, akoma nuk ka marrë rrugë që 10 vjet, akoma nuk është vu në binar dhe kam pritur që takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel të vihet në binar”.

”Por, duket se përveç fyerjeve dhe ofendimeve reciproke nuk ka pasur më shumë se kaq”.

”Ne akoma jemi në ajr. Çështjet e tilla që po diskutohen, siç është çështja e të pagjeturve, është një çështje që nuk lidhet me çështjen kryesore”.

”Dialogu mes Kosovës e Serbisë derisa këto të jenë dy vende fqinje deri në pafundësi, por çështja është të përmbyllet një pazar rreth njohjes”.

”Shoqëria kosovare akoma nuk e ka të qartë, se sa është e rëndësishme për Kosovën njohja nga ana e Serbisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat