Edhe në këto orë të vona po vazhdon gjendja e rënduar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan pas dyshimeve për helmim nga uji.
Në disa pamje shihet teksa fluks i madh i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore.
Ndryshe, media pak më parë raportoi që në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë një 55-vjeçar.
I njëjti të dielën kishte marrë ndihmë mjekësore në QKMF-në e Deçanit, pas dyshimeve për helmim.