Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 06:58
Ilustrim

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2021

- Instituti për Politika Zhvillimore në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizojnë tryezën “Dialogun për sisteme ushqimore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  
    
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje në të cilën shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
    
- Ministri Elbert Krasniqi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
    
- Ministrja Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më planin e Ministrisë së Ekonomisë, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Opre Roma Kosova organizon aktivitetin “Rom Krenar në Kosovën e Lirë” e cila është pjesë e fushatës trans-nacionale në më shumë se 15 vende evropiane në kontekstin e regjistrime të ardhshëm të popullsisë. (Hotel Emerald, ora 11:30)
    
- Organizata Let’s Do It Peja mban ceremoninë e inagurimit të projektit “SEREC” – Promovimi i Ekonomisë Qarkore si Model i Qëndrueshëm për Zhvillimin e Ndërmarrësisë Sociale. (“Shkolla e Arteve – Odhise Paskali”, Pejë, ora 12:00)
    
- Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 14:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat