Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, gjatë ditës së dje ka dëshmuar para Parlamentit të Kosovës, ku ka kritikuar sistemin ku punoi me vite se nuk e kanë kryer detyrën ashtu siç duhej.
Për akuzat e tij kanë reaguar EULEX-i, ambasadori gjerman dhe shumë vende të tjera.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha në një reagim të tij, thotë se, Simmons ka humbur çdo betejë ligjore para institucioneve të BE-së.
Sips tij, pas shkarkimit nga EULEX, Simmons nuk është pranuar të shërbej si gjykatës as në Mbretërinë e Bashkuar, prej nga edhe vjen ai.
Shasha tregon se pas akuzave të tij, është ngritur edhe një panel i pavarur i kryesuar nga ish-gjykatës të Gjykatës Evropianë të Drejtësisë ku Simmons ka dështuar të ofroj dëshmi.
Postimi i plotë:
Do të thotë z. Simmons ka humbur çdo betejë ligjore para institucioneve të BE-së dhe para institucioneve të vendit nga i cili vjen - Mbretërisë së Bashkuar.
Leje që ka humbur cdo betejë ligjore, por pas shkarkimit nga EULEX, z. Simmons nuk është pranuar më të shërbej si gjykatës as në Mbretërinë e Bashkuar.
Sa i përket akuzave të z. Simmons është ngritur një panel i pavarur i kryesuar nga ish gjykatës i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Edhe në këtë rast z. Simmons ka dështuar të ofroj cfarëdo dëshmie për të mbështetur pretendimet e tij.
Me fjalë të tjera z. Simmona ka dështuar në cdo mundësi për të vërtetuar akuzat e tij.
Në këtë kontekst, deklaratat e z. Simmons duhet parë për atë cfare janë: pjesë e fushatës dezinformuese që ka për qëllim sabotimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Është fatkeqësi që në Kosovë ai ka gjetur disa mbeshtetesit që ndajnë qëllimin e njëjët.