Blerimi Latifi ka thënë se nëse helmimi i ujit në Deçan, nga i cili pësuan rreth 900 qytetarë, del se është vepër e qëllimshme, atëherë mund të përfytyrojmë se sa të pasigurta janë sistemet publike të furnizimit me ujë në Kosovë.
“Mund të mendojmë se secili i çmendur apo terrorist fare lehtë mund të helmojë ujin në këto sisteme, për të nxitur pasiguri e kaos në këtë shtetin tonë, edhe ashtu mjaft të brishtë” – shprehet Latifi në Facebook.
Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të veproj menjëherë që këto sisteme të kenë sigurinë e mjaftueshme.
“Nëse helmimi i ujit në Deçan, nga i cili pësuan rreth 900 qytetarë, del se është vepër e qëllimshme, atëherë mund të përfytyrojmë se sa të pasigurta janë sistemet publike të furnizimit me ujë në Kosovë. Mund të mendojmë se secili i çmendur apo terrorist fare lehtë mund të helmojë ujin në këto sisteme, për të nxitur pasiguri e kaos në këtë shtetin tonë, edhe ashtu mjaft të brishtë. Qeveria e Kosovës duhet të veproj menjëherë që këto sisteme të kenë sigurinë e mjaftueshme. Deri me tani, fatkeqësisht, te kjo qeveri nuk e kemi parë ndonjë ndjeshmëri të veprimit emergjent në këtë drejtim”, ka thënë Latifi.