​Vitia thotë se vdekjet e dyshimta në Deçan nuk lidhen me helmim

Aktuale

​Vitia thotë se vdekjet e dyshimta në Deçan nuk lidhen me helmim

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:36
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se dy raste e vdekjes në Deçan nuk kanë të bëjnë me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë.

Këto deklarata Vitia i bëri në Komunën e Deçanit, ku edhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

“Dy rastet e vdekjes nuk kanë të bëjnë fare për me situatën aktuale, me situatën e krijuar”, tha Vitia.

Kujtojmë se Deçani ka shpallë gjendje emergjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat