Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka njoftuar se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se ky vendim është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
“Edhe sot për seancën e radhës vendosi me i dhënë goditjen edhe një institucioni të pavarur siç është Bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave që të iniciojë shkarkimin e tyre.
Këto procese e kemi thënë dhe po e themi që janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Tahiri.