Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas që mbi 1500 qytetarë të Komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihëm mjekësore për shkak të helmimit.
Për këtë, ka reaguar edhe ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai shprehet i habitur që ende nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit.
Ndërkaq, ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se çfarë masa duhet të merren sa më shpejt.
Postimi i plotë:
Të gjithë qytetarëve të Deçanit që janë prekur nga helmimi ju uroj shërim të shpejtë.
E çuditshme që edhe pas tri dite nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit dhe as udhëzime zyrtare të qarta për qytetarët se si të veprojnë.
Duhen masa të shpejta:
1. Duhet formuar ekip shëndetësore interdiciplinare për të trajtuar me urgjencë të prekurit.
2. Duhet urgjentisht të ngritët një task forcë për të gjetur shkakun e helmimit.