Vitia është tronditur sot nga vrasja e një të riu. Vrasja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vitisë, përballë shkollës së mesme.
Viktima është A. Rama dhe se raportohet se jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë dhe se motivi i përleshjes që çoi në vrasjen e A.Ramës ishte një problem i mëhershëm në Zvicër.
Tronditës ka qenë lajmi edhe për familjarët e tij. Vëllezërit e viktimës e ka kanë përkujtuar në Facebook me fjalë shumë të ndjera.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/13/auto_Dr1626188795.png)
Drilon Rama, njëri nga vëllezërit e të vrarit ka shkruar një dedikim shumë prekës.
“Vllau jem ma ke kallë zemrën. Zoti të shpërbleftë me xhehnet”, ka shkruar ai.
I vëlla i të vrarit ka shkruar një dedikim prekës pas vrasjes së tij.
Edhe vëllai tjetër Egzoni ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
“Ike nga kjo botë për të mos u kthyer më vëllau jonë. I lehtë qoftë dheu për për ty”, ka shkruar ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/13/auto_akjakkff1626188793.jpg)
Kujtojmë, që nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Dy të tjerët të lënduar po trajtohen nga ekipet mjekësore, njëri në Spitalin e Gjilanit që ka plagë më të rëndë kurse tjetri në Emergjencën e Vitisë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.