Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në një postim të saj në Facebook ka reaguar pas rastit të helmimit të qytetarëve në komunën e Deqanit.
Ajo ka bërë thirrje urgjente për nxjerrjen e një rezultati të analizave, që garanton se nuk do të rritet numri i të helmuarve.
Ajo ka kërkesë edhe për Ministrinë e Shëndetësisë që personeli shëndetësor të rritet.
Postimi i plotë:
Përderisa numri i të helmuarve në Deçan po rritet, ende nuk kemi ndonjë rezultat fillestar që tregon arsyen dhe burimin e këtij helmimi masiv.
Është urgjente nxjerrja e një rezultati të analizave ngase asgjë nuk garanton që numri i të helmuarve të rritet në nivel më të gjerë.
Poashtu, shpreh domosdoshmërinë që personeli shëndetësor të rritet dhe që Ministria e Shëndetësisë të ofroj hapa konkret karshi situatës./Bota sot