Këshilltari i Konjufcës i përgjigjet opozitës pasi e kritikuan kryeministrin – kjo është thirrja e tij

Aktuale

Këshilltari i Konjufcës i përgjigjet opozitës pasi e kritikuan kryeministrin – kjo është thirrja e tij

Nga: N. H Më: 13 korrik 2021 Në ora: 19:46
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Partitë opozitare gjatë ditës kanë drejtuar kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, sipas të cilëve ky i fundit nuk ka reaguar me kohë ndaj helmimit të rreth 1500 qytetarëve të Deçanit.

E, pas këtyre kritikave, ish-këshilltari i Albin Kurtit, tash këshilltar për ekonomi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali, ka reaguar duke thënë se qytetarët e Deçanit nuk kanë kohë për të humbur, se “pse ky apo ai udhëheqës nuk e vizitoi qytetin”.

Tali përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë me dije që urgjentisht duhet të hulumtohet se si u helmuan veç një grup i caktuar qytetarëve, e jo e tërë komuna e cila e përdorë po të njëjtin ujë.

Ja reagimi i Talit:

Image
Driton Tali

Deçanasë, mos humbasni kohë me “pse ky apo ai udhëheqës nuk e vizitoi qytetin”, thuajse ata janë mesie (të dërguarit e Zotit), që si ta vizitojnë Deçanin problemi vetvetiu zgjidhet!

Por kqyrni, hulumtoni se si u bë që veç një grup i caktuar qytetarëve të helmohet e jo e tërë komuna e cila e përdorë po të njëjtin ujë?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat