Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas helmimeve të qytetarëve që ndodhën këto tri ditë në Komunën e Deçanit.
Gashi ka shprehur kritika ndaj Qeverisë, ku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka prioritet qytetarët.
Ai thotë se Kurti është duke u marrë me punë interesante në Greqi.
“Ne Deçan po mungon shteti, kjo mungese e shtetit është sepse kryeministri i vendit nuk i ka prioritet qytetaret e vet. Është duke u marr me do pune interesante ne Greqi për me shume se një jave!!!!”, shkroi Gashi në Facebook.
Kujtojmë se në këtë komunë janë helmuar mbi 1 mijë e 500 qytetarë, e që shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijes.