IKSHPK nxjerr rezultat tjetër, mësohet nëse uji në Deçan ishte i infektuar

Aktuale

IKSHPK nxjerr rezultat tjetër, mësohet nëse uji në Deçan ishte i infektuar

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 23:45
IKSHPK

Kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit.

Këtë e ka konfirmuar, Adnora Nurboja nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar.

Ajo tutje ka shtuar se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.

Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat