Në mëngjesin e së mërkurës personeli shëndetësor në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid19 në shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj është përballur me disa probleme për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike.
Një lexues i medias ka dërguar pamje nga kjo Qendër duke thënë se si pasojë e ikjes së dritave është ndërprerë edhe procesi i vaksinimit në sallën e Edukatës Fizike.
Sipas pamjeve që ka dërguar ai, para hyrjes së shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj është krijuar një radhë me disa persona duke pritur që të vaksinohen kundër Covid19.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/14/auto_214433160_1124235661397044_7154927421311331615_n1626243315.jpg)