Emisioni #gjesisummer sot ka sjellë lidhje direkte nga Aeroporti i Prishtinës.
Edhe sot, si tash e disa javë është shtuar numri i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë.
Shumë mërgimtarë kanë zgjedhur që pushimet e verës t’i kalojnë në vend.
E njëri prej tyre historinë e ka pasur pak më të veçantë, pasi që me vëllain që po e priste në aeroport nuk ishin parë tash e 10 vite.
Ai ka treguar para kamerës për emocionet që po kalon.
“Vëllain jam tu e prit, që 10 vite nuk ka qenë, ky është tu ardhë. Më ka marrë malli boll”, ka thënë ai.