Mërgimtarin që e ktheu veturën në zebra në Prishtinë e denoncojnë tek policia zvicerane

Aktuale

Mërgimtarin që e ktheu veturën në zebra në Prishtinë e denoncojnë tek policia zvicerane

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 10:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një qytetar e ka denoncuar një mërgimtar nga Zvicra te Policia e Cyrihut, meqenëse në një foto të publikuar në media, ai shihet duke e kthyer veturën në një vendkalimin për këmbësorë në Prishtinë. Për këtë denoncim të tij, ai ka marrë përgjigje nga Policia atje.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Policia zvicerane ka thënë se ndjekja penale e shkeljeve në Prishtinë u takon autoriteteve e Kosovës.

“Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Për shkak të mungesës së juridiksionit lokal, ne ia lëmë ndjekjen penale të shkeljeve në Prishtinë autoriteteve lokale të policisë”, thuhet në postimin e policisë zvicerane.

Ndryshe, shqiptari nga Kosova kishte publikuar në Twitter, foton ku shihet mërgimtari duke e kthyer veturën në vendkalimin për këmbësorë dhe e kishte etiketuar llogarinë e Policisë së Cyryhut në këtë rrjet social.

“Kjo veturë me targë të Cyrihut është fotografuar në Prishtinë. Siç e shihni, ai kthehet në vendkalim! #Faleminderit”, kishte shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat