Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar pajsije moderne Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Vlera e tyre llogaritet të jetë 190 mijë dollarë apo (161 mijë e 41 euro e 15 cent).
Pajisjet do të shërbejnë për zbulimin e rrezeve X.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada amerikane në Prishtinë.
“Duke e fuqizuar FSK-në për t’i mbrojtur më mirë të gjithë kosovarët, javën e kaluar, duke iu falënderuar Komandës Ushtarake të ShBA-së në Evropë, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë dhuroi donacion prej mbi 190.000 dollarësh të sistemeve të zbulimit me rreze X dhe pajisje të tjera, përderisa i ka trajnuar pjesëtarët e Njësisë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese të FSK-së për përdorim të duhur të këtyre sistemeve”.