Vuçiq flet para takimit me Kurtin: Shkojmë në Bruksel të zgjidhim problemet konkrete

Aktuale

Vuçiq flet para takimit me Kurtin: Shkojmë në Bruksel të zgjidhim problemet konkrete

Nga: F.B Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:00
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Gjatë vizitës në qytetin e Pançevës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i pyetur nga gazetarët lidhur me takimin e nivelit të lartë në Bruksel me Kurtin, ka deklaruar se, “Në Bruksel në takim me Kurtin shkojmë me bindje e besim për të zgjidhur problemet konkrete”, shkruan “B92” transmeton “Bota sot”.

Presidenti Vuçiq tha se në takimin që pason në gjysmën e dytë të këtij muaji do të diskutohen çështje konkrete me rëndësi për të dy palët.

“Shkojmë të zgjidhim problemet konkrete siç janë çështja e personave të pagjetur sikurse edhe problemet tjera që janë në interes të qytetarëve”, tha ai në Pançevë.

“Besoj se përparimi në dialog është i domosdoshëm dhe mendoj se kjo është me rëndësi për të gjithë vendin sepse kur përparojmë në dialog, do të jetë më lehtë edhe më shpejtë si vijnë investitorët”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat