Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pret në takim Enver Pecin

Aktuale

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pret në takim Enver Pecin

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:32
Pamje nga takimi

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, priti sot në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, z. Enver Peci.

Gjatë takimit, kryetarja Caka – Nimani dhe kryetari Peci diskutuan, ndër të tjera, për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që ata udhëheqin, për sfidat e përbashkëta në përpjekjet për përmirësimin e komunikimit me publikun.

Poashtu edhe për mundësitë e rritjes së transparencës në punën e të dy gjykatave.

Në vazhdim të bisedës, të dy kryetarët theksuan rëndësinë që ka mbrojtja e pavarësisë së pushtetit gjyqësor në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat