Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë një thirrje kryeministrit Albin Kurtit i cili po qëndron për vizitë në Greqi.
Ai ka thënë se në Deçan situata është alarmante andaj “Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd”.
Postim në Facebook:
Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante.
Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!
Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!
RH