Mehaj pret në takim ministrin japonez

Aktuale

Mehaj pret në takim ministrin japonez

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:00
Armend Mehaj dhe Tatsuya Machida

Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot zëvendës ambasadorin Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën Tatsuya Machida.

Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK.

Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet  në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.

Image

Ministri (zëvendës ambasadori)  i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në  në fushat me interes  të përbashkët, posaçërisht në fushën e kërkim – shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat