Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet pas helmimit të mbi 1 mijë qytetarëve në Deçan.
“Policia e Kosovës ka qenë në dispozicion të menaxhimit të situatës. Prokuroria ka iniciuar raste të dyshimtë të veprës penale ‘shkaktim i përgjithshëm rrezikut’, po ashtu kanë nisur hetimet për dy vdekjet”, tha ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Poashtu ai tha se policia është mobilizuar menjëherë në momentin që ka marr informaione për të helmuarit.
“Qysh në momentin e parë policia në Deçan është koordinuar me prokurorinë në Pejës dhe është iniciuar si rast. Në vazhdimësi ne jemi mobilizuar për të asistuar policinë për zbulimin e shkaktarëve”.