Qeveria e Kosovës ia ka dërguar Kuvendit të Kosovës propozimin për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues Të Prokurimit.
Kërkesën për propozim e ka prezantuar zv.kryeministri Besnik Bislimi, por nuk i tregoi emrat e propozuar.
OSHP-ja ka mbetur pa bord qysh nga fundi i muajit mars.
Institucionet në këtë kohë s’kanë guxuar të nënshkruajnë tenderë për të cilët ka ankesa derisa të zgjidhen anëtarët e rinj.