Këto janë të gjitha masat e reja të marra sot

Aktuale

Këto janë të gjitha masat e reja të marra sot

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:13
Arben Vitia

Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid. Me këtë vendim klubeve të natës do t’u lejohet muzika deri në orën 01:00.

Tash do të lejohet mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00.

Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.

Ndërkaq shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sipas të dhënave të IKShKP-së, në Kosovë ka situatë epidemiologjike të qëndrueshme.

Image
Image
Image
Image
Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat