Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me rastin e helmimeve që ka ndodhur këto ditë në Deçan.
Pacolli, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se këtë lajm po e ndjek me shqetësim të madh.
Njëherësh, ish-Presidenti i vendit u ka bërë thirrje autoriteteve që të sqarojnë situatën për qytetarët e të bëjnë një plan për tejkalimin e saj.
Postimi i plotë:
Po i ndjek me shqetësim të madh lajmet për helmimin masiv në Deçan. I lus autoritetet të sqarojnë situatën dhe të krijojne një plan që të ndihmojnë qytetarët e prekur nga kjo. Mendimet dhe lutjet e mia janë me qytetarët në Deçan dhe të prekurit nga kjo situatë