Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Ganimete Musliu, foli në lidhje me helmimin e qytetarëve të Deçanit.
Deputetja Musliu tha se me propozim të deputetëve të komisionit është vendosur që nesër të raportojë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, në lidhje me çështjen e Deçanit.
“Në pikën e rendit të pikës të mbledhjes së mbajtur sot, komisioni unanimisht, mori vendim me propozimin e deputetëve që ishte propozim i deputetit Bekë Berishës dhe Dimal Bashës që ta ftojmë në raport për çështjen e Deçanit pra në një njoftim urgjent, drejtorin e AKI-së në këtë rast që është Petrit Ajeti. Pra, nesër në Kuvend është paraparë që në ora 9 z,Ajeti të jetë aty dhe ta trajtojmë çështjen e Deçanit sepse është çështje shumë serioze”, foli ajo.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Deçani ka shpallur gjendje emergjente kjo për shkak të helmimit të qindra qytetarëve në këtë komunë.