Helmimi në Deçan, FSK-ja del me një vlerësim pas kontrollimit

Aktuale

Helmimi në Deçan, FSK-ja del me një vlerësim pas kontrollimit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 20:05
FSK

Sot është dita e dytë që FSK-ja është dislokuar në Deçan për të ndihmuar në menaxhimin e situatës pas dyshimeve për helmim të qytetarëve atje.

Kapiteni i kësaj forcë, Xhevahir Hasanaj, ka deklaruar se me marrjen e urdhrit ditën e djeshme, janë dislokuar menjëherë në këtë komunë dhe i kanë marr detyrat.

“Fillimisht kemi bërë vlerësimin e disa puseteve dhe burimeve te ujit. Në vlerësimet e para ka dal që uji nuk është i kontaminuar, pra nuk ka ndonjë helmim kimik ose biologjik”.

“Na është kërkuar që ta vlerësojmë ujin, dhe sot kemi bërë edhe vlerësimin e disa zonave nëse ka ndonjë helmim nga ajri, dhe rezultatet e para kanë dal që nuk ka kontaminim, por megjithatë po presim edhe rezultatet më të detajuara”, deklaroi Hasanaj.

Ajo po ashtu u shpreh se nëse është e nevojshme ata do të sjellin edhe më shumë personel dhe se janë të gatshëm 24/7 për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Deçanit dhe të tjerëve që kanë nevojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat