Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu, shokoi opinionin publik pasi rrëfeu se ishte përdhunuar në moshën 13 vjeçare. Po ashtu, ajo ka deklaruar se ishte trafikuar në Kosovë e Serbi.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i ka dalë në ndihëm Sejdiut.
Ajo ka njoftuar se me rastin e Sejdiut po merr Ministra e Drejtësisë.
Postimi i plotë:
Një çikë e fortë që vendosi me e shpalosë historinë e saj te trishtë në momentin që fitoj titullin e më të bukurës në Miss Univers Kosova!
Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, por prurja e drejtësisë në vend!
Ajo tani është në duar të sigurta duke falënderuar shumë Ministrinë e Drejtësisë dhe njerëzit që punojnë pa u lodhur për të çuar amanetin e saj në vend!
Një vajzë si Tuti i duhet Kosovës…
E guximshme, e fortë dhe shumë motivuese!