Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar gjatë ditës së sotme familjen Shala.
Përmes një shkrimi në Facebook, ministri Mehaj thotë se familja Shala i dha Kosovës dëshmoren e kombit Luljetën në moshën 21 vjeçare dhe mjekun e parë të UÇK-së, Hafir Shalën.
Postimi i plotë:
Sot isha në vizitë tek Jahir Shala, ish i burgosur politik, babai i dëshmores së kombit, Luljetë Shala, e cila qysh në moshën 21-vjeçare iu kishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të qenë luftëtare e vijës së parë të frontit, duke dëshmuar guxim, trimëri e ideal të pathyeshëm.
Familja Shala po ashtu i dha Kosovës mjekun e parë të UÇK-së, Dr. Hafir Shala, dorën e artë e cila mjekonte plagët e ushtarëve të lirisë.
Vizitat sikur kjo na motivojnë e na japin forcë që të punojmë fort dhe pa u ndalur në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës. Idealet e tyre janë idealet tona e ato na shoqërojnë në çdo hap që hedhim përpara.
Perkulemi para kontributit të familjes Shala dhe të gjitha familjeve shqiptare që shkrinë mendjen, forcën dhe gjithçka që patën, vetëm që ne t’i jetojmë ditët e sotme. E dëshmorët, padyshim që mbeten të paharruar dhe të përjetësuar në kujtimet tona.