“Nuk ka bukë për të ngrënë”/ Serbja Dragica Gashiq, dhe lufta kundër Albin Kurtit e Vjosa Osmanit – ja rrëfimi i padëgjuar më parë

Aktuale

“Nuk ka bukë për të ngrënë”/ Serbja Dragica Gashiq, dhe lufta kundër Albin Kurtit e Vjosa Osmanit – ja rrëfimi i padëgjuar më parë

Nga: N.Sh Më: 14 korrik 2021 Në ora: 22:26
Dragica Gashiq

Serbja Dragica Gashiq, ka disa javë që ka ardhë në Kosovë për të jetuar.

Ajo po qëndron në Gjakovë, por sipas medieve serbe po përballet me shumë probleme.

Madje ato kanë shkruar se asaj nuk po i shesin as bukë në furrat gjakovare.

Për këtë çështje, prof. Dr. Binak Maxharraj përmes një shkrimi ën Facebook, thotë se, Gjakova dhe gjakovarët tradicionalisht janë mikpritës dhe bujar.

Këtë sipas tij, e kanë treguar gjatë gjithë historisë së bujshme të sajë.

“Nga gjiri i popullit te Gjakovës kanë dale bijtë dhe bijat me te mira dhe intelektual me mendje të ndritur gjithherë në shërbim të kombit. Kjo është e sakët e pamohueshme. Ishin vitet e gjashtëdhjeta kur unë si një djalë nga fshati, bile edhe i veshur jo mire u regjistrova ne shkollën e mesme në Gjakovë. Ku banoja nuk ishte fortë larg nga Gjimnazi “Hajdar Dushi”. Këtë distancë e kaloja për çdo ditë duke shkuar dhe u kthyer nga shkolla. Në Gjakovë për herë të parë u brumosa me literature letërsie të cilën gjakovarët e sillnin përmes kanaleve të ndryshme nga Shqipëria. Ne nxënësit ilegalisht e lexonim  siç thuhet “dorë për dore”. Ajo literature me dha njohuri të madhe për kombin, për historinë dhe vuajtjet e popullit shqiptar të shkaktuar nga serbët qëllimi i të cilëve ishte zhdukja e popullit shqiptar nga trojet e veta”, shkruan Maxharraj përcjell gazeta “Bota sot”.

Për këtë qellim sipas tij, hartoheshin plane dhe elaborate për dëbimin e tyre.

“Por, nuk mungonin as maltretimet dhe dhuna e përditshme nga  UDB-ja të cilën e drejtonte zv.i Titos Aleksand Rankoviq qëllimi i se cilës ishte te ua nxinte jetën shqiptarëve qe ata të shperngulleshin ne masë për ne Turqi. Dhe lumi i shpërnguljes për ne Turqi vazhdonte…vazhdonte…vazhdonte nuk ndalej kurrë, vaji i fëmijëve por edhe i burrave,grave nuk ndalej, shkonin atje ne tokat e shkreta të Anadollit për tu mos kthyer më kurrë me mall dhe zemër të ndrydhur për atdheun. Sot në Turqi jetojnë,sipas disa vlerësimeve,mbi 5 milion shqiptar pa kurrfarë te drejtash kombëtare,bile as pa një abetare për ti mësuar shkronjat e stërgjyshërve të tyre. Siç theksova për çdo ditë udhëtoja nga konvikti deri ne Gjimnaz “Hajdar Dushi”. Por, gjithashtu për çdo ditë në atë rrugëtim të shkurtër më binte në sy një rrugë me mbishkrimin”Srpska ulica”e cila të nxirrte në qendër të Gjakovës. Ishte një rrugë më kalldrëm. Qe kurë po i vazhdoja mësimet në Gjakovë shumë here i kamë ra asaj rruge. Kaloja aty pari shihja ndonjë njeri,por shihja edhe fëmijë jo aq shumë, duke luajtur në rrugë të gjithë flisnin shqip. Shpesh herë e vrisja mendjen po pse kjo rrugë quhet ”Srpsa Ulica” kur ne të nuk ndihet zë serbi. Nuk e kisha kurrajon të pyesja askënd sepse në atë kohë të hante lima”, thekson ai.

Por një ditë derisa pas mësimit po dilte në qytet duhet të kalonte asaj rruge, kur papritmas doli ndhe po hynte në atë rrugë edhe profesori i tij i gjuhës shqipe Avdi Lama, i cili ishte një patriot i paemër i çështjes kombëtare i cili maltretohej dhe shpesh burgosej nga UDB-ja së bashku edhe më profesorët e mijë të tjerë siç ishin Zekeria Cana, Bardhyl Qaushi, etj.

“Herën e fundit ishte një ditë e bukur pranverore më plotë behar kur u ndamë nga profesori i jonë i dashur. Ishim në klasë profesori Avniu po na fliste për figurat e njohura të rilindësve tanë, kur pa trokit me shpejtësi gati qe se thyen edhe derën e klasës u rrasën ne klasë tre agjent te UDB dhe me një shpejtësi marramendëse e arrestuan. Ishim të hutuar ne nxënësit, arriti të na thotë vetëm se do te kthehet së shpejti, sa për ngushllim. Por, ne nxënësit nuk e pamë më, as që u kthye në klasë. Por derisa po kalonim se bashku rrugës “Srpsa Ulica”, mora guximin ta pyesja profesorin Lama: -Profesor, unë vijë nga fshati (Vrella e Istogut) dhe nuk di shumë për Gjakovën, por gati për çdo i bije kësaj rruge dhe askënd nuk dëgjoi të flasë bile asnjë fjalë serbisht, por çdo kënd që e takoj fletë shqip, nga vjen emiri i kësaj rruge “Srpska Ulica” dhe pse?!. Profesor njëherë e ktheu kokën anash dhe sikur hesitoi të me përgjigjet më shumë donte të sigurohej qe se kemi dikën pas. Për një çast i ndryshoi ajo çehrja e tij karakteristike prej patrioti,u ndalë dhe më tha rreptë dhe shkurt duke qeshur: -“Të gjithë i kemi asimiluar?!. Quhet “Srpsa Ulica”sepse vërtetë kjo është rruga ku jetojnë serbët,ata edhe flasin serbisht në familje, por të gjithë në publik flasin shqip,jashtë shtëpive te tyre nuk flasin serbisht por vetëm shqip”, rrëfen Maxharraj.

Ai flet tutje për arrestimin e profesori Lama.

“Pas arrestimit në klasë të profesorit tim të dashur të shqipes Avdi Lama nuk kam dëgjuar me asgjë për të, sepse unë e kisha mbaruar të mesmen ne Gjakovë, por edhe fakultetin në Prishtinë krejt në gjuhën serbishte, sepse atëherë nuk kishte fakultete ne gjuhën shqipe,pos atij të Shqipës. Por shumë vite me vonë gjatë viteve të shtatëdhjeta kur ne Kosovë po liberalizohej sado pak jeta shoqërore dhe politike pas Plenumit te Brioneve papritmas e qonë zoti dhe mu aty para pallatit të shtypit në Prishtinë takohem rastësisht më prof. Avni Lama. U çmallën më përqafojë si prindi, bile edhe lotët na shkuan. Ishte i forte stoik, i pathyeshëm, as arrestimi as burgu nuk e kishte shkatërruar aq shumë. Nga ky rast jemi takuar shumë herë deri në vdekjen e tij. Por ndër kohë më kalimin e viteve, pas atyre viteve të shtatëdhjeta kur shqiptarët patën një prosperitet dhe zhvillim,sepse ne ato vite Kosova ishte si një njësi faderale, realisht jashtë Serbisë e cila nuk kishte kurrfarë ndikimi në Kosovë,bile Kosova e kishte të drejtën ta bllokoj Serbinë në çdo moment në federate lidhur më aprovimin e ligjeve, sepse Kushtetuta e Kosovës ishte e fuqishme aq sa edhe Kushtetutat e njësive tjera federale,pos qe sa për sy e faqe kishte mbetë formalisht në kuadër të Serbisë,pa kurrfarë irigencash ndaj Kosovës. Për shumë vite kjo Serbisë nuk i përshtatej. Donte qe Kosovën ta nxjerrë gjithsesi nga federate, për çka edhe e nisi zgjimin e nacionalizmit serbë me sloganin se “serbët po keqtrajtoheshin dhe po shpernguleshin me dhunë nga Shqiptarët”. Më këtë slogan e dhezi nacionalizmin shovenist hegjemonist serbë i cili i ndezi të tëre ish-Jugosllavinë, por që qëllimi i saj ishte për krijimin e Serbisë së Madhe, pasi qe Jugosllavia veç po jepte shpirt. Në Kosovë inskenonte çdo gjë deri te thyerja e varrezave serbe, përdhunimi e grave plaka serbe, dëmtimet nëpër fusha qe fajin ua lenin shqiptarëve, etj. Shkojë aq larg sa qe ne vitin 1998 e suprimoj edhe autonomin federale të Kosovës duke e nisur dhunën e diçka me vonë edhe luftën ndajë shqiptareve gjatë se cilës beri masakra dhe krime te papara deri ne gjenocid”, tregon ai.

Pos shumë masakrave të bëra nga ushtria dhe paramilitarët serb në gjithë Kosovën siç ishte ajo e Reçakut e shumë të tjera, njëra ndër të ndër më të mëdhatë ishte edhe masakra e Mejës në Gjakovë sepse Gjakova ishte në shënjestër të ushtrisë serbe.

“Në Gjakovë u vranë, u masakruan me mijëra civil, gra, fëmijë, pleq dhe burra të kombit, intelektual, ku ndjeri ndër ta ishte edhe profesori im në shkollën e mesme në Gjakovë, e më vonë u bëmë edhe koleg ne Fakultet Bardhyl Çaushi eshtrat e të cilit u gjenden ne varrezat masive në Serbi. kjo ishte e dhembshme dhe tronditëse. Prandaj populli i Gjakovës është i pezmatuar me këtë masakër, sepse shumë bije dhe bija te tyre nuk e dinë se ku i kanë varret qe 22 vjet e këndej. Prandaj edhe pelegrinët serbë që vijnë nga Serbia gjoja për vizitë kishave te ”tyre” nuk pritën mire sepse më ngulim kërkojnë qe eshtrat e familjarëve të tyre të kthehen në Kosovë. Por këto ditë më bujë te madhe në shtypin e Serbisë por edhe në atë Kosovar po flitet për kthimin në Gjakovë të serbes nga Serbia Dragica Gashiq e cila deklaroi se po kthehet për të jetuar në Gjakovë, e di se nuk e ka marrë malli për shqiptarët, por ndoshta për atë “Srpsa Ulica” në qendër të Gjakovës ku më mire e ka fol shqipen se sa serbishten. Kthimit të sajë po i epin konotacione të ndryshme. Të shqiptarët e Gjakovës ende ekziston një meri për krimet e serbeve të bëra ndaj gjakovarëve gjatë luftës dhe hezitojnë pranimin dhe qëndrimin e saj në Gjakovë. Kurse shtypi serb ne Serbi I fryn zjarrit nga aspekti tjetër nacionalist, shovenist, se gjoja shqiptarët nuk po i lejojnë kthimin e serbe ne Kosovë, bile shkojnë aq large sa qe theksojnë se Dragica Gashiq nuk guxon as bukë të dale të blejë e furrë as gjera te konsumit te gjerë. Por duke e parë situatën kur Serbia është në urrejtje të fitores se Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me politikën e te cilëve nuk po mund as se si të pajtohen sepse Kurti nuk është i shantazhuar e as qe mundë ta shantazhojnë, sikurse bënë me Thaçin dhe Mustafën. Po e sulmojnë Albin Kurtrin i cili luftën e vetë politike e ka hapë ne dy fronte, në atë të mbrëmshme dhe të jashtme”, shkruan tutje profesori.

Ai thekson tutje se, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po përballën me “armiqtë” e brendshëm, “me ata të cilët deri dje ishin në pushtet dhe të cilët vodhën, plaçkitën dhe u pasuruan dhe po gjuhën si bishat e egra si të pa kokë në luftë kundër parimeve, qëndrime te Albinit dhe Vjosës qe ia dhanë popullit për ta çkapë këtë shtet nga dhuniesit vendas”.

“Këta me këto kritikat e tyre boshe më shumë po i ndihmojnë Serbisë se sa Kosovës. Kurse Albini dhe Vjosa luftën e jashtme e kanë më Serbinë e cila që 10 vite në dialog me Kosovën ngulë këmbë në shkëmbim teritoresh të cilën ua kishte premtuar Hashim Thaçi po që i huçi. Dialogu më Albinin dhe Vjosën u ka has në gozhdë duke ia bërë me dije Serbisë se Kosova mjaftë ka bërë kompromise me pakon e Ahtisarti dhe se nuk do te bëhen kompromise tjera, por Serbia tashti me Albinin dhe Kurtin përball duhet të jep llogari për te bërat e veta në Kosovë gjatë luftës. Por, megjithatë Serbia çdo rastë, çdo ekses mundohet ta shfrytëzoi për interesa te veta. Kështu po vepron edhe në rasti e Dragica Gashiqit qe këto ditë u kthyer në Gjakovë gjoja për të jetuar dhe kjo është gjithsesi irrituese për gjakovarët qe se dine hala se ku i kanë te afërmit te zhdukur nga lufta. Bile Serbia po shkon edhe më largë duke propaganduar edhe në mjetet ndërkombëtare të informimit se si politika e Albinit dhe Vjosës është e papranueshme për serbët,është antiserbe, pra thjeshtë mundohet të bëjë deskriditimin e kësaj politike të cilës nuk mund të ia arrijnë qëllimin, sepse politika e Albinit dhe Vjosës po gjenë përkrahje gjithnjë e më shumë në vend me vendimet dhe qëndrimet e veta dhënë elektoratit, por edhe me shumë po mirëpritët ne arenën nderkombëtare, bile këto ditë edhe Presidenti i Amerikës Joe Biden shfaqi haptas përkrahjen për Albin Kurtin. Dhe krejt për në fund, po kthehemi edhe një herë të rasti i Dragica Gashiqit i cili veç ka vendos të jetoj në Gjakovë, mendojë se nga autoritetet gjakovare duhet të trajtohet me korrektësi. Që të mos akumulohet ndonjë urrejtje e tepruar ndaj saj autoritete gjakovare duhet ta hetojnë rastin e sajë ne imtësi, të vërtetojnë rolin e sajë gjatë luftës, sjelljen e sajë gjatë luftës, a ka bërë ndonjë mëkat, ndonjë krim gjatë luftës apo thjeshtë ndonjë te keqe gjatë luftës, për te vërtetuar trup e mire se a mos është kjo grua një subjekt manipulimi i Serbisë rreth ardhës se sajë në Gjakovë, krejt këtë po e them për të mos i dhënë kurrfarë shkaku Serbisë që te manipuloj më rastin e Dragica Gashiq”, shkruan profesor dr. Binak Maxharraj i cili shton se, nëse vërtetohen se nuk qëndrojnë asnjëra prej këtyre për te apostrofuarën atëherë është e rrugës që kjo grua të këtë një qëndrim të qetë në Gjakovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat