Ish-gjykatës i Eulex -it, Malcolm Simmons të hënën ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Gjatë këtij raportimi, Simmons ka bërë akuza ndaj Eulexit dhe Bashkimit Evropian për punën që ka bërë përgjatë këtyre viteve në Kosovë, shkruan "Bota sot".
Por, pas raportimit të tij pati reagimet të shumta, duke përfshirë këtu politikan të Kosovës, po ashtu reaguan edhe ndërkombëtarët.
Për këtë akuza reagoi edhe akteri kryesor, Eulexi.
Eulex përmes një komunikatë për media, kanë thënë se “ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformomi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX dhe e cila ka për qëllim t'i shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta”, shkruan "Bota sot".
Këtë reagim Eulex e ka shpërndarë në Twitter, duke shkruar “Mbi koleksionin e të pavërtetave të pamenduara dhe të pabazuara dhe opinioneve personale të Malcolm Simmons”.
Këtë të fundit e ka shpërndarë, Simmons duke e quajtur absurde këtë reagim të Eulex-it.
Gjithashtu, ai pret që të bëhet hetim i plotë për ato të cilat i ka prezantuar para Kuvendit të Kosovës.
Sipas Simmons, në këtë rast Eulexi mund t`i publikojë të gjitha provat.
What nonsense @EULEXKosovo I look forward to the full enquiry before the Kosovo Assembly. You will have an opportunity then to present your evidence @GermanAmbKOS @Dardani6912840 https://t.co/NGjX7qw8Qy
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) July 14, 2021