Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar raportimet e fundit rreth dyshimeve që dy serbë kanë helmuar pusetën me ujë në Deçan.
Kadrijaj thotë se lajmërimi i këtyre rasteve kur ka diçka të dyshimtë është veprim i duhur.
Ajo ka falënderuar qytetarin që nuk e ka neglizhuar këtë rast.
“Është mirë që secili qytetarë kur sheh njerëz të dyshmtë ta lajmërojnë policinë. E falënderoj qytetarin që nuk e ka neglizhuar këtë situata dhe e ka lajmëruar rastin…Në deklaratat e para kemi supozuar që është uji dhe kemi kërkuar që të merren veprime që të zbulohet e gjithë kjo”, tha Kadrijaj.
Kujtojmë se që nga e diela më shumë se 1 mijë e 500 qytetarë kanë pasur simptoma helmimi në Deçan.